AKTUALITET, 22 Tetor 2023, 12:16

Punëtori 43-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia e shtëpisë ku punonte, arrestohet pronari në Tiranë

Punëtori 43-vjeçar humbi jetën pasi ra nga çatia e

Një 43-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë pasi është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku punonte.

Policia tha se ngjarja ndodhi të shtunën në rrugën “Agush Gjergjevica”, ku duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar pronarin e banesës, pasi pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 48 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në rrugën "Agush Gjergjevica", duke punuar në banesën e 48-vjeçarit, ka rënë nga çatia shtetasi R. F., 43 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 48-vjeçari nuk kishte leje nga organet përkatëse për kryerjen e punimeve'', - njofton policia.