TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet akoma pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.
Ata u nisën për t'u ngjitur në katin e 2-të ku është zyra e Berishës dhe kërkuan që të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, tanimë i akuzuar për veprën e korrupsionit pasiv nga SPAK, por u prapësuan nga Akil Kraja, drejtor i kabinetit. Ata do t'i dorëzojnë Berishës akuzën zyrtare të SPAK-ut për korrupsion pasiv.
Tashmë ata po presin në një zyrë të katit të parë të selisë së PD-së.
SPAK zbuloi sonte akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.
Ndërtuesi Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.