AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 20:57

Zbardhen vendimet e kryesisë së PL-së, kush janë emrat që marrin detyra të reja në parti

Zbardhen vendimet e kryesisë së PL-së, kush janë emrat

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Lirisë ditën e sotme janë publikuar edhe vendimet e kësaj mbledhjeje, ndërsa së fundmi janë zbuluar edhe rolet e anëtarëve të forcës politike.

Vendimet e mbledhjes së Kryesisë së Partisë të Lirisë Kryetarit të partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e sotme vendosi që zëvendëskryetari Agim Nesho do jetë Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Panariti do luajë rolin e Sekretarit për Bujqësinë dhe Ushqimin, ndërsa Silva Caka do jetë Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore ndër të tjera.

Kryesia e Partisë së Lirisë, nën drejtimin e Kryetarit të partisë, Ilir Meta në mbledhjen e sotme vendosi:

Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin

Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen