AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 18:49

Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i drogës, prangosen 21 persona

Shkatërrohet rrjeti italo-shqiptar i drogës, prangosen 21 persona

Një grup italo-shqiptar i trafikimit të lëndëve narkotike është shkatërruar në Bari të Italisë.

Lajmin e bën të ditur gazeta "La Reppublica", e cilat raporton për 21 persona të arrestuar, 16 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie.

Rrjeti i trafikut të drogës e kishte shtrirë aktivitetin në “aksin” Shqipëri-Puglia dhe Bazilicata.

Gjithashtu bëhet me dije se në krye të grupit kriminal qëndronte 56-vjeçari Nunzio Paolo Castellaneta, i cili është arrestuar.

Castellaneta ka të dhëna të shumta kriminale, disa prej të cilave datojnë në vitet 1990, kur Montescaglioso ishte skena e disa vrasjeve si pjesë e një grindjeje klanore.

Sipas një deklarate të lëshuar nga prokurori i rrethit antimafia të Potenzës, Francesco Curcio, gjatë hetimeve u sekuestruan rreth 600 gramë heroinë dhe 300 gramë kokainë.