AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 16:24

Rushaj dhe Duma lanë mandatin e deputetit/ “Gati” zëvendësuesit e tyre, Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ

Rushaj dhe Duma lanë mandatin e deputetit/ “Gati”

Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, procedurë për marrjen e mandatit të deputetit.

KQZ përmes një njoftimi për mediat, ka publikuar formularët e vetëdeklarimit.

Njoftimi i KQZ-së:

Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ.

Kujtojmë se deputetët Alfred Rushaj dhe Grida Duma dhanë dorëheqjen nga mandati i deputetëve në Partinë Demokratike.

Rushaj dha dorëheqje për arsye personale. Ndërsa Grida Duma, u tërhoq nga politikbërja duke u futur në një tjetër fushë, atë të gazetarisë.

Ajo mori drejtimin e emisionit politik “Top Story”.

Rushaj dhe Duma lanë mandatin e deputetit/ “Gati”

Rushaj dhe Duma lanë mandatin e deputetit/ “Gati”