AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 14:30

Dyshohet se vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet “skifteri” në Kurbin

Dyshohet se vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi është identifikuar si autori i dyshuar i grabitjes së një makine të ndodhur gjatë natës së djeshme në Fushë-Milot.

I arrestuari rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme

“Vodhi gjatë natës, një automjet, identifikohet dhe vihet menjëherë në pranga 35-vjeçari. Shërbimet e Policisë lokalizojnë dhe gjejnë automjetin e vjedhur.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, sapo janë njoftuar se në Fushë Milot, ishte vjedhur automjeti i parkuar i një shtetasi, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të vjedhjes dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

A. P., 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll