AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 17:02

Shpërndanin kokainë dhe marihuanë, çmontohet banda e drogës e përbërë nga shqiptarë e rumunë

Shpërndanin kokainë dhe marihuanë, çmontohet banda e

Autoritetet italiane në qytetin e Firences në Itali kanë vënë në pranga dhjetë persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa raportohet se tetë nga këta persona përfunduan në burg, ndërsa dy në arrest shtëpie.

Raportohet se organizata kriminale që kishte bazën e saj në Prato kishte dërguar sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Firences për t’i shitur më pas në gjithë vendin, ndërsa pas hetimeve rezultoi se anëtarët janë të kombësive shqiptare, rumune e afrikane.

Pas hetimeve të imtësishme të nisura që në periudhën e pandemisë së COVID-19 janë sekuestruar në total mbi 4.5 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marihuanë, 110 kilogramë hashash, 32 885 euro, 3 automjete dhe 32 celularë.