AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 19:42

Porti i Durrësit/ “Skandal shokues”, Meta: Grabitësi kryesor kërkon që të bëjë për budallenj shqiptarët

Porti i Durrësit/ “Skandal shokues”, Meta: Grabitësi

Në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë, kryetari Ilir Meta, ndërsa po fliste për Portin e Durrësit, tha se kryeministri Edi Rama kërkon të falënderohet për grabitjen dhe se kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët.

Ai u shpreh se deklarata e Ramës për hapjen e 12 mijë vendeve të punës, është e njejtë me premtimin për aeroportin e Kukësit

“Grabitësi kryesor kërkon ta falenderojnë për grabitjen dhe që kërkon të bëjë për budallenj shqiptarët e durrsakët.

Faktet, të rënda. Skandal shokues.

Shkatërron investim historik e të rinj e tha se po i bën për të shtuar 12 mijë pune.

Nuk harruat besoj si gënjeu për aeroportin e Kukësit se do hapte 12 mijë vende pune, kur atje skanë ngelur as 12 mijë banorë. 2 mld euro që do vinin menjëherë, është mashtrim. Eurot e tjera janë model i pallateve dikur në Tiranë, shit apartamente e bli tulla, pastrim parash që do të vijojë për 20 vite”, tha ai.