AKTUALITET, 11 Prill 2022, 14:02

“Kol Nikolli u ndalua si kriminel”, Alibeaj: Në shtetin e Ramës nëse vjedh 430 milion euro shëtit i lirë, por nëse bën detyrën përfundon pas hekurave

“Kol Nikolli u ndalua si kriminel”, Alibeaj: Në shtetin e

Kryetari i Grupit Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të të përndjekurve politik në Mirditë, Kol Nikolli.

Alibeaj ka kërkuar lirimin e menjëhershme të kreut të shoqatës, ndërsa thekson se në shtetin e kryeministrit Rama, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave.

Postimi i plotë:

Ndalimi në kufi si një kriminel, i një personaliteti që përfaqëson të përndjekurit politikë, familjarisht te persekutuat nga komunizmi, siç është rasti i Kol Nikollit, është padyshim prova që ky pushtet është kundër qytetarëve shqiptarë.

Në vend që të ndalojnë ata që me aferën e inceneratorëve vodhën 430 milion euro, ndalojnë Kol Nikollin, vetëm se pretendohet se ka dalë krah qytetarëve të vet që ngritën zërin për rritjen e çmimeve.

Pra, në shtetin e Edi Ramës, nëse vjedh 430 milion euro, shëtit i lirë e shkon në të gjithë botën, por ama nëse bën detyrën si qytetar i këtij vendi përfundon pas hekurave.

PD i kërkon autoriteteve të lirojnë menjëherë kreu e shoqatës së të përndjekurve politikë Kolë Nikolli dhe ti kërkojnë falje publike.