AKTUALITET, 11 Prill 2022, 15:49

Pas kryebashkiakes së Berlinit, Rama takohet me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Pas kryebashkiakes së Berlinit, Rama takohet me Presidentin e

Pas kryebashkiakes së Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij 3-ditore.

Më herët gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin gjerman, Rama takoi kryebashkiaken e Berlinit, Franziska Giffey.

Shefi i qeverisë shqiptare vizitoi dhe ambientet e Bashkisë së Berlinit, ndërsa la një shënim të tij në librin "e përshtypjeve".

Kryebashkiakja e Berlinit i dorëzoi Ramës një dhuratë, ndërkohë që edhe kreu i qeverisë shqiptare i dorëzoi një model artizanal të këpucëve tipike shqiptare, të punuara me dorë.

Sipas axhendës, në orën 18:00, Rama do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ndërsa në orën 18:15, do të dalin në një konferencë të përbashkët.