TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar burgim të përjetshëm për 38-vjeçarin Ramis Mici, i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.
Ngjarja ndodhi korrikun e vitit të kaluar ku Mici e la gruan të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronarët e shtëpisë që e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.
Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë xhelozia në çift.