AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 14:30

Tiranë, 22-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit

Tiranë, 22-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i tretë i

Ditën e sotme një 22 vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu”, për pasojë i riu është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.