TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka ndarë në “Facebook” një video komike nga Samiti i NATO-s ku shfaqen të gjithë liderët me vitin kur shteti i cili drejton është anëtarësuar në Aleancë.
Video është krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale dhe nis me gjeneralin Jens Stoltenberg dhe vijon me kryeministrin e Kanadasë dhe atë francez, shtete anëtare të NATO-s që prej 1949-ës dhe me radhë deri te Ukraina që nuk ka një datë anëtarësimi në aleancë.
Kur vjen radha e Shqipërisë, në videon origjinale duket një person i panjohur, por në videon e shpërndarë nga Rama, është vetë ai me automatik në krah, duke motuar kokën e vet në imazhin e shpërndarë në fillim.