TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin grek të Selanikut. Si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të rrugës, një person ka qëlluar vdekje me armë zjarri një 50 vjeçar me origjinë shqiptare.
Në momentin kur është qëlluar, shqiptari ka qenë në makinën e tij, teksa kishte ndaluar në karburant, shkruan Protothema.
Mësohet se viktima ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet për shkaqet ngjarjes si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.