AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 11:54

“Je palaço”- Gazment Bardhi përplaset me Ermonela Felajn: Mbylle moj gore gojën! Gjobaxhie që ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës

“Je palaço”- Gazment Bardhi përplaset me Ermonela

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur ashpër me nënkryetaren e Kuvendit Ermonela Felaj.

Bardhi u shpreh se Felaj është një gjobaxhie që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve.

“Palaço, mua më ka thënë kryemafiozi jot dhe kur vjen nga një hajdute si ty, një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba biznesit. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 milionë euro nga katër biznese.

Ti je një hajdute gjobaxhie. Je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve, Je fasada e inceneratorëve. Ti dhe një pjesë prej tyre keni shkuar dhe jeni bërë fasadë për inceneratorët. Mbylle moj goren gojën”, deklaroi ai.