TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arkend Balla është deputeti socialist që i bashkohet ligjvënësve të maxhorancës duke zënë vendin e Rrahman Rrajës në Kuvend.
Betimi i tij u bë mes kaosit dhe protestës së deputetëve të opozitës të cilët kërkuan të ndryshojë rendi i ditës për të diskutuar për mandatin e Arben Ahmetajt dhe dhunën e Rrajave.
Balla vjen në Kuvend pas largimit të Rrajës, i cili dha dorëheqjen për shkak të dhunës që pjesëtarë të fisit të tij ushtruan ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja në Krujë.