TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është ndërprerë për të dytën herë radhazi seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Teksa po bëhej gati për të raportuar në seancë kryekomisioneri Ilirjan Celibahi, deputetët e opozitës u afruan pranë foltores duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.
Ata kërkojnë që në kuvend të diskutohet në lidhje me mandatin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Tensionet në seancë kanë bërë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla të ndërpesë seancën duke kërkuar sërish 5 minuta pushim.