AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 10:16

Sot paraqitet edhe Xhelal Mziu në SPAK, mister mbetet arsyeja

Sot paraqitet edhe Xhelal Mziu në SPAK, mister mbetet arsyeja

Deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

Nuk dihet ende arsyeja se përse Mziu është kërkuar në SPAK. Pritet të mësohen më shumë detaje pas daljes së Mziut nga institucioni.

Dy ditë më parë, në SPAK u paraqit edhe drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe. Ai tha përballë gazetarëve se arsyeja e paraqitjes në SPAK nuk kishte lidhje me detyrën e tij.

Po ashtu, pak ditë më parë në SPAK u paraqit edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.