AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 09:12

Elbasan, gjendet i pajetë në banesë 43-vjeçari, çfarë thotë policia

Elbasan, gjendet i pajetë në banesë 43-vjeçari,

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Beqir Dardha’ në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.