TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takimin me shoqërinë civile se, me emërimin e presidentit socialist morën fund të gjitha pushtetet ndërsa shtoi se demokratët duhet të përgatiten për referendumin.
“Jam dakord se kemi shtruar probleme të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore. Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme dhe jetike. Kushtetuta ka rënë. Në thelbin e saj demokratik ajo ka rënë. Krahas zgjedhjeve dhe lirisë së mediave, bota e qytetëruar vendosi kushtetuetshmërinë si shtyllë e demokracisë për të ndarë dhe balancuar pushtetet. Këtu të gjitha pushtetet i ka marrë një njeri. Me emërimin e presidentit socialist morën fund të gjitha pushtetet. Duhet t’ia nisim nga referendum. Të përgatitemi për referendum. Sepse kushtetuta mbetet si është. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte të bëjmë ndryshimet që duhen”, tha ai.