AKTUALITET, 27 Korrik 2022, 09:02

Meta do të mbledhë sot komitetin organizativ të Partisë së Lirisë, ja çfarë do të diskutohet

Meta do të mbledhë sot komitetin organizativ të Partisë

Tre ditë pas formimit të Komitetit Organizator të Partisë së Lirisë, sot do të zhvillohet edhe mbledhja e parë zyrtare në seli.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në seli, ku fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë marrja e masave për organizimin e "revolucionit antikorrupsion".

Postimi i Tedi Blushit:

Sot, në ora 11:00, në selinë e Partisë së Lirisë mblidhet Komiteti Organizator. Qëllimi kryesor do të jetë marrja e masave për organizimin e Revolucionit Antikorrupsion.

Komiteti Organizator i Partisë së Lirisë, është një strukturë drejtuese e përkohshme derisa të zgjidhen drejtuesit e rinj të kësaj force politike.

Kjo strukturë u ngrit gjatë konventës së LSI-së, ku dha dorëheqjen dhe Monika Kryemadhi. Kryetar i komitetit Organizator është Ilir Meta.