TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbrëmjen e sotme se mënyra e vetme për të larguar kreun e qeveris socialiste Edi Rama nga pushteti janë protestat.
“Nuk i vazhduam protestat. Edhe mund të vazhdoheshin. Pa protesta këto probleme nuk zgjidhen. Largimi i tij nga pushteti duhet të jetë objektivi ynë. Ai ka mbështetje nga George Soros. Vetëm në Europë ai ka investuar në politikë 18 mld euro. Ne do rrimë në të drejtën tonë, nuk ndikohemi”, tha Berisha.
“Duhet përpjekja jonë në komunitet. Sepse atje është shumica e heshtur ose ajo që psikologët i thonë gri. Nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë më efikase se përpjekja jonë në komunitet. Nuk është e lehtë për t’u organizuar. Ne duhet të angazhohemi me qytetarët në përpjekje shumë të madhe.
Jam optimist sepse kauza është e drejtë. Punë shumë duhet bërë. Duhet të vrasim frikën. Ky ka arritur të ngjallë frikën dhe kjo është pr mendimin tim përgjegjësia më e rëndë e opozitës në këto 8 vite. Opozita duhet të ishte dhëmbë për dhëmbë me të që ai të mos injektonte frikë te qytetarët. Do dalim prej kësaj por e kemi faktor real që na pengon shumë”, u shpreh ai.