AKTUALITET, 26 Korrik 2022, 21:24

“Është armiku i lirisë”/ Ilir Meta nxjerr videon: Korrupsioni po i rëndon shqiptarët, po i detyron të rinjtë të largohen nga vendi

“Është armiku i lirisë”/ Ilir Meta nxjerr videon:

Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video ku thekson se problemi më i madh sot për shqiptarët është korrupsioni.

Sipas Metës, korrupsioni është armiku sot i lirisë dhe që po rëndon ekonominë e shqiptarëve duke i detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

“Armiku kryesor sot i lirisë është korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni. Është pikërisht ky korrupsion që e ka rënduar situatën e çdo qytetari shqiptar, po e shpërbën këtë familje dhe po përzë të rinjtë nga vendi ynë.”, thekson Ilir Meta në videon e tij.