AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 10:33

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku: Lajm i keq që nuk ndodhet në Shqipëri, dështim i shtetit dhe parlamentit

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Tabaku: Lajm i keq që nuk ndodhet në

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar dosjen e SPAK dhe kërkesën për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Tabaku u shpreh për gazetarët para nisjes së seancës plenare se është lajm i keq fakti që Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, duke e cilësuar këtë dështim të shtetit dhe parlamentit.

“Zoti Ahmetaj është i pari që akuzohet për Tiranën. Çdo gjë është bërë publike. Diskutimet e kafeve besoj që t’i lëmë.

Kemi përpara drejtësisë tree zyrtarë të lartë. Lajmi i keq është se Ahmetaj nuk është këtu dhe ky është dështimi i shtetit dhe parlamentit që nuk arriti të mblidhet për ta çuar atë në kohë para drejtësisë”, deklaroi Tabaku.