AKTUALITET, 13 Korrik 2023, 10:36

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Etilda Gjonaj: Personalisht ndihem keq, por i përket drejtësisë. Spiropali: Nuk jemi si kundërshtarët tanë

Kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt, Etilda Gjonaj: Personalisht

Kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj është komentuar edhe në radhët e socialistëve.

Para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme, deputetja Etlida Gjonaj theksoi se personalisht ndihet keq por shtoi se tashmë kjo i përket drejtësisë.

“Besoj se e patë vendimin e djeshëm të këshillit të mandateve dhe nuk ka nevojë për koment. Kjo është shumë e qartë që vullneti është për të lënë organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre. Personalisht ndihem keq por për sa kohë është çështje që i përket drejtësisë do të zbatojmë atë që drejtësia ka vendosur”, deklaroi ajo.

Ndërsa ministrja Elisa Spiropali u shpreh se nuk do të veprojnë si kundërshtarët e tyre.

“E kemi dëgjuar me shumë vëmendje dhe do e dëgjojmë. Nuk jemi si kundërshtarët tanë që fyenin kryeprokurorët”, tha Spiropali.