AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 16:52

Vrasja e recepsionistit mendohet se ndodhi në një nga dhomat, autori i dyshuar, dhëndri i pronarit të hotelit në Dhërmi

Vrasja e recepsionistit mendohet se ndodhi në një nga dhomat, autori i

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi.

Autori i dyshuar, Gerald Shehu, është dhëndri i pronarit të hotelit ku punonte si recepsionist viktima.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit. Policia ka ngritur grupe pune për gjetjen e trupit të të riut, si dhe arrestimin e 43-vjeçarit që dyshohet se është arratisur drejt Greqisë. Sakaq po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes kriminale.