AKTUALITET, 6 Qershor 2024, 16:40

Detajet/ Akuzohet se vrau punonjësin e hotelit në Dhërmi dhe u arratis, autori i dyshuar rezulton me precedent penal

Detajet/ Akuzohet se vrau punonjësin e hotelit në Dhërmi dhe u

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Dhërmi, ku dyshohet se një i ri është vrarë me armë zjarri, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur ende. Mësohet se Gerald Shehu, i cili dyshohet se është autor i vrasjes,  së punonjësit të hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzit, rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penal.

Sipas informacioneve Gerald Shehu është arrestuar nga policia në vitin 2022. Ai së bashku me një shtetas  tjetër kishin ndërtuar pa leje gjatë vijës bregdetare. Ndërkohë aktualisht Shehu është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit.

Gerald Nevruzi sapo kishte ardhur nga Anglia dhe dyshohet se tashmë është arratisur drejt shtetit grek.