TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.
Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtepie” per dy ish- nendrejtoret e policise, Niko Palla dhe Albert Nushi.
Kjo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme.
Paplekaj do gjykohet në arrest me burg. Edhe sot ai nuk ishte në seancën gjyqësore.
Kujtojmë që avokati i Arbër Paplekaj ka kërkuar që ndaj klientit të tij të ngrihet akuza “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” dhe jo siç e akuzon prokuroria për “vrasje në rrethana cilësuese”.