TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata ka liruar nga burgu Orges Drazhin, që u arrestua nga policia për moskallëzim krimi, pas vrasjes që ndodhi në një market në kryeqytet.
Ai do të hetohet në gjendje të lirë dhe ndaj tij gjykata vendosi “detyrim paraqitje”.
Orges Drazhi është shoku i viktimës, 29-vjeçarit Jurgen Duka, i cili u vra “për një fjalë goje”.
Drazhi është shprehur para hetuesve se situata është acaruar pranë kasës së supermarketit fillimisht për radhën e më pas miku i tij i është drejtuar punonjësit të Policisë duke i thënë:
“Nuk më intereson, unë paguaj edhe pijet e tua”.
Kjo ka sjell acarimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, efektivit të Policisë së Dibrës, Arbër Sula, i cili e ka kundërshtuar.
Sula vijon të jetë në kërkim nga Policia e Tiranës, që ka negociuar me të afërmit e tij për vetëdorëzimin, por duket se 27- vjeçari ende nuk po bindet.