TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza po hetohet për fshehje pasurie. SPAK ka firmosur sekuestron për dy prona të tij.
Thanza, ish anëtar i gjykatës së Lartë i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.
Hetimet ndaj tij mësohet se po kryhen nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila, pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuestrimin e të paktën dy pasurive të tij.
Konkretisht, Gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazh, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk e justifikonte me burime të ligjshme.