AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 19:35

Vrasja e 19-vjeçarit/ Policia greke urdhër arresti ndërkombëtar për të riun shqiptar, dyshohet se ka hyrë në Shqipëri

Vrasja e 19-vjeçarit/ Policia greke urdhër arresti

Policia greke vijon hetimet për të bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alqis Kambanu.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi të hënën pas mesnate, në afërsi të stadiumit së skuadrës së Arisit në Selanik.

Me ndërhyrjen e Gjykatës së Lartë të vendit, grupi që sulmoi të rinjtë konsiderohen bandë kriminale, ndërsa policia greke ka nisur një operacion special për arrestimin e shpejtë të gjithë të implikuarve.

Sipas të dhënave të fundit, rol kryesor në vrasje kishte dhe një 20 vjeçar shqiptar, shok i ngushtë i 23 vjeçarit tjetër, të arrestuar.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ditën e enjte ku dhe mendohet se fshihet.

20-vjeçari gjithashtu është ndaluar nga policia në vitin 2019, për dhunë kundër tifozave të skuadrës kundërshtare Aris.

Sakaq policët duke kërkuar në sistem të dhënat e 20-vjeçarit, vunë re se ka vulosur pasaportën në pikën kufitare drejt Shqipërisë mesditën e të enjtes.

Policia greke ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për kapjen e 20-vjeçarit, që sipas këtyre të dhënave fshihet tashmë në Shqipëri.