AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 14:38

Pogradec, vëllezërit thikë pas shpine bashkëfshatarit

Pogradec, vëllezërit thikë pas shpine bashkëfshatarit

Dy vëllezër kanë tentuar të vrasin bashkëfshatarin në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, të shtetasit B. H., 29 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin Xh. H., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, mbrëmjen e djeshme në rrugën e fshatit Buçimas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) në shpinë, shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Buçimas, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Korçë, informon policia e Korçës.