TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një rrugë është shembur prej tre muajsh në Tresh të Lezhës, duke izoluar gjashtë shtëpi.
Rruga e shembur nga erozioni në një gjatësi prej 50 metra linear, ndërsa e gjithë kodra e fshatit ka lëvizur, duke rrezikuar dhe disa shtëpi.
Situata e krijuar ka vënë në alarm banoret të cilët thonë se jetojnë me frikë, ndërsa shqetësimin e tyre e kanë prezantuar tek pushteti vendor, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
“Tre muaj ka që janë shemb dhe na ka bllokuar gjashtë familje, s’kemi rrugë makine. Kemi lajmëruar komunën, kryetarin e qarkut dhe kanë ardhur e kanë parë dhe na kanë thënë kur t’u dalë koha do të vijnë të punojnë.
Problem situata është se nuk kemi ku të dalim, me u sëmur njeri nuk futet ambulanca, zjarrfikësja, jemi të bllokuar gjashtë familje.
Edhe shtëpitë lart janë të rrezikuar por edhe ato poshtë u ka rënë dheu afër shtëpisë, ka investuar vetë ai por vendi ka rrëshqitur.
Ne kemi votuar për këtë qeveri të na ndihmojë të bëhet rruga”, tha banori i zonës për Fax News.
Ndonëse shembja ka ndodhur prej kohesh Bashkia Lezhë nuk ka marre ende asnjë masë, duke lënë të mbyllur gjashtë familje në këtë fshat të cilat nuk kanë asnjë rrugë komunikimi me qendrën dhe Lezhën.