TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim të Ekipit të Gjeneratës për Ndryshim me gjimnazistë të kryeqytetit, foli për djegien e mandatave, një vendim që e mori bashke me PD-në.
Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se politikanët ia vendosin fajin të tjerëve, ose popullit për gjëra që nuk shkojnë.
“Ekipi i gjeneratës për ndryshim do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë, Sfida që kanë sot maturantët. Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve.
Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta. Faji nuk është i popullit, por i yni.
Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin.
Apo duke mbështetur një protestë. Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi. Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne nuk dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët.
Largimi i Floidiës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës.
Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike.
Më keni në gatishmëri sa i përket diskutimeve, apo propagandimin mediatik për çështjen e maturës. Çështja e maturës shtetërore është problem për ju dhe familjet tuaja,” tha Kryemadhi.