TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka veçuar një frazë sot nga intervista e tij dhënë së fundi në A2 CNN për gazetaren Merita Haklaj, për t'i mëshuar më fort një akuze të ashpër ndaj qeverisë dhe tërhequr vëmendjen e opinionit në çështjet madhore.
“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin?!
Si do të luftohet korrupsioni?! – thotë Presidenti në intervistë dhe nënvizon: - Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milionë euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend!
Natyrisht, hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave."