AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 16:32

Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon Yuri Kim

Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama që konfirmoi se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por rendin ndërkombëtar, të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”.

Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e