TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokrati Enkelejd Alibeaj i ka dërguar sot një mesazh demokratëve në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Në mesazhin e tij Alibeaj tha se alternativa e vetme dinjitoze për shqiptarët, është PD e drejtuar prej tij dhe u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët demokratë më 14 maj. Mes të tjerash Alibeaj tha se vendi ka nevojë për frymëmarrje, ndërsa sulmoi Berishën dhe Metën duke shtuar se ata duan monopolin e një opozite që i ka dyert e mbyllura në Perëndim.
“Në fushatën elektorale kë historike në jetën 33-vjeçare të PD kam përgjegjësinë e nderit t’i prij asaj drejt ringritjes si alternativa e vete perëndimore, euroatlantike dhe atdhetare e qendrës së djathtë në Shqipëri.
Po, atdhetarizmi e euroatlantizmi janë një binom. Kemi bërë këtë zgjedhje që është e vetmja e duhur dhe e drejtë. Në PD nuk mund të fitojë alternativa jo perëndimore. Ka 3 fushata në vend sot, njëra e Ramës dhe PD për të çimentuar korrupsionin në sistem, tjetra e Berishës në aleancë me metën për të zhdukur PD perëndimore e për të marrë ata monopolin e një opozite që nuk i hapet asnjë derë në perëndim.
Fushata e tretë është ajo e PD, dinjitoze, plot thelb e vizion, jemi propozimi i alternativa e vetme e së djathtës moderne që sheh nga e ardhmja. U bëj thirrje njerëzve të lirë në këtë vend. Jepuni votën tuaj PD dhe kandidatëve të saj më 14 maj. Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje!”, shprehet Alibeaj.