AKTUALITET, 19 Prill 2023, 18:25

Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Berisha ‘zbërthen’ skemën: I nxorën lotet më 20 metra mospërputhje. E hëngri korrupsioni

Rruga Qukës-Qafë Plloçë/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza në lidhje me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, për të cilën thekson se është zbatuar një skemë vjedhjeje. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Maliq, Berisha tha se qeveria e nxori lotin me 20 metra mospërputhje.

“Qafë Plloçë-Qukës, do sillej Korça më afër Tiranës ky ishte qëllimi, nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën me një orë, rruga do ta shkurtonte me gjysmë ore. Ajo nuk shkurton më as 5 apo 10 minuta sepse e hëngri korrupsioni. Ç’kanë bërë, në 2 segmente të saj lotet dalin me 15 -20 metra mospërputhje e detyrohen të zgjasin rrugën që të përputhin lotet. Kjo ishte mënyra e si të vjedhin më shumë. Korçë-Kolonjë nisi në 2011-2012 e nuk ka përfunduar se vetëm kanë vjedhur”, tha Berisha.