AKTUALITET, 19 Prill 2023, 18:55

Sali Berisha kryetar i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Partia e Lirisë dorëzoi kërkesën, ja çfarë vendosi KAS

Sali Berisha kryetar i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Partia

Ndonëse Partia e Lirisë është partia udhëheqëse, aleatët menduan që koalicioni “Bashkë Fitojmë” të drejtohej nga Sali Berisha.

Në KAS u mbajt sot ankimimi i grupit të Alibeajt për vendosjen e emrit të kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, ku ka rezultuar se Partia e Lirisë ka dorëzuar shkresën në të cilën thuhet se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha.

“Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Por pas disa minutash diskutime dhe debate mes palëve, KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë së Lirisë. KAS mori vendimin për rrëzimin e kërkesës për emrin e Berishës krah koalicionit në fletët e votimit.

Sali Berisha kryetar i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Partia