AKTUALITET, 19 Prill 2023, 16:41

Dëshmitar në vrasje, vjehrri i biznesmenit që u vra në Shëngjin: Isha 3 metër larg, s’e dimë nga erdhi autori

Dëshmitar në vrasje, vjehrri i biznesmenit që u vra në

Vjehrri i biznesmenit Ardian Nikulaj ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot pas mesdite në një lokal në shëtitoren e Shëngjinit.

Megjithëse i tronditur ai ka treguar disa detaje pasi ka qenë dëshmitar në vrasje.

“Isha vetëm 3 metër larg vendit ku ishte Ardiani. U tronditëm kur e pamë, s’e morëm vesh nga erdhi autori. Hyri në lokal një djalë me jelek e skafandër në kokë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Policia të zbardhë ngjarjen”, ka deklaruar ai.