TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka proceduar penalisht vëllanë e tij, pasi kanë kërcënuar dhe kanë tentuar të djegin makinat e një gruaje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç.
Ka qenë shtetasja me inicialet L. G., 31 vjeçe, e cila ka denoncuar se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.