TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj (Marku), i cili u ekzekutua në lokali e tij në Shëngjin. 51-vjeçari, baba i katër fëmijëve ishte duke konsumuar një kafe, kur është afruar një person i veshur si polic, me skafandër në kokë dhe një maskë anti-covid hapi zjarr me armë ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë, policia ka ngritur disa pista hetimi për ngjarjen në fjalë, ajo që lidhet me vrasjen e vëllait të tij vite më parë, por nuk përjashtohen dhe konfliktet për motive politike. Kujtojmë se viktima ishte kreu i PSD-së në Lezhë si dhe kandidonte si anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës, ndërsa mbështeste kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Po ashtu, kohët e fundit viktima lëvizte me makinë të blinduar, duke rritur kështu dyshimet se ai mund të ruhej nga dikush.