TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse kryeministri Edi Rama nuk e rikandidoi më për postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, duket se Dritan Leli ka mbështetur kandidatin socialist, Ermal Dredha. Këtë fakt e bëri të ditur vetë Dredha në një intervistë për Abcnews.
Dredha u shpreh se ka pasur një takim informal me Lelin, ky i fundit i ka dhënë edhe sugjerimet e tij për angazhimin në fushatën elektorale.
“Takim informal. Jemi miq, njihemi prej kohësh. Më ka uruar suksese, po ashtu më ka dhënë ndihmën e tij, sugjerimet e veta sa i përket angazhimit tim në Bashkinë e Vlorës, në periudhën që vjen. Mund ta them që po, është mbështetje morale, shoqërore. Kemi një marrëdhënie shoqërore bashkë, aq më tepër që kam një lidhje të fortë dhe të vjetër, si familjare ashtu edhe në raport profesional. Im vëlla është mjek, zoti Leli është mjek, janë pak a shumë i njëjti brez, besoj se kjo është e mjaftueshme për të pasur një shoqëri korrekte bashkë. Sa i përket punës së paraardhësve të mi, unë gjithmonë mund të them vetëm fjalë të mira. Patjetër që nuk është një punë e lehtë, edhe ai ka dhënë kontributin e vet në këtë drejtim”, theksoi ai.