TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin ish-sekretarit të Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile.
Ky vendim u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz.
Mësohet se vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të viti të kaluar vendosi ndalimin e emërimit në organet e Drejtësisë për 15 vite për Eugen Papandilen, ish-këshilltar i Kushtetueses.
KPK vendosi ndalimin e emërimit të Papandiles, si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.