TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të dërgojë për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 11 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë.
1. Z. Hasan Bejaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”, për Bashkinë Selenicë”;
2. Z. Ilir Aruçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Republikane”, për Bashkinë Shijak”;
3. Z. Ilir Mollaj, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Lëvizja e Legaliteit” për Bashkinë Mirditë”;
4. Z. Elis Doçi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Shkodër”;
5. Z. Erlin Braçja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia e Reformave Demokratike Shqiptare për Bashkinë Gramsh”;
6. Z. Gazmir Albrahimi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Divjakë”;
7. Z. Ervin Muharremi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Konservatore”, për Bashkinë Klos”;
8. Z. Ilir Marku, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia “Republikane Shqiptare ”, për Bashkinë Lushnjë”;
9. Z. Artur Karriqi, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë “për Bashkinë Prrenjas”;
10. Z. Ronald Zhezha, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Fier”;
11. Z. Gentjan Muça, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” për Bashkinë Tiranë”.
Në seancën e sotme publike Komisioneri vijoi shqyrtimin administrativ ndaj disa kryetarëve të bashkive dhe personave përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, për shkelje administrative në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi pushimin e procedimit administrativ dhe moskonstatimin e shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9/2020, të Komisionit Rregullator ndaj:
1. Kryetarëve të bashkive Cërrik, Delvinë, Dibër, Fier, Fushë-Arrëz, Gjirokastër, Gramsh, Himarë, Klos, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Mat, Memaliaj, Rrogozhinë, Konispol, Patos, Përmet, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Tropojë, Elbasan, Korçë;
2. Drejtorit të Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë;
3. Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkitë Elbasan, Lushnjë, Berat, Vorë, Gjirokastër, Dibër, Cërrik, Pogradec, Kuçovë, Kamëz, Himarë, Divjakë, Pukë, Finiq, Konispol, Maliq;
4. Personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë;
Gjithashtu, Komisioneri vendosi konstatimin e shkeljes administrative dhe t’i propozojë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve marrjen e masës administrative për:
1. Kryetarin e bashkisë Lushnje gjobë në masën 5 000 lekë;
2. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Lushnjë, gjobë në masën 5 000 lekë;
3. Personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në Bashkinë Tropojë, gjobë në masën 5 000 lekë.