AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 12:36

“Turp o non grata, je i padëshiruar, ulu”- Rama dhe Berisha përplasen në Kuvend. Çfarë u fol pa mikrofon gjatë seancës

“Turp o non grata, je i padëshiruar, ulu”- Rama dhe Berisha

Kërkesa e Sali Berishës për të marrë fjalën në Kuvend pasi mbaroi kryeministri Edi Rama ka shkaktuar debat dhe momente tensioni në seancë.

Rama: Si nuk të vjen turp o non grata po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grada, je i padëshiruar

Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat