TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të produkteve në vendin tonë.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku u shpreh se ne kemi hartuar paketën e rezistencës sociale më të ultën në rajon.
Sipas saj, qeveria nuk mund të paguajë dot për familjet shqiptare, pasi prioritet ka inceneratorët.
“Paketa më e ulët e çmimeve. Ka lidhje, ndikon edhe lufta. Diskutuam raportin e Autoritetit të Konkurrencës. Ka një hetim për karburantet. Çfarë po ndodh me ato pesë kompani që qeveria i ka marrë dhe i ka future në bordin e përcaktimit të çmimeve.
Ka dy vite që nuk ka asnjë masë dhe asnjë gjobë. Ka shumë pyetje që nuk i japin përgjigje. Këtu flasim për gjëra madhore, për lidership rajonal dhe asgjë në lidhje me realitetin. Çfarë po ndodh me prodhimin vendas.
Çfarë kanë bërë kompanitë e karburantit për të zbatuar legjislacionin shqiptar përsa i përket rezervave të sigurisë për karburantet. Para disa muajsh dolën në terren për të inspektuar. Ndryshe nga gjithë rajoni, tregu I karburanteve në Shqipëri sot ka çmimet më të larta. Ashtu siç diskutova pak kohë më parë njëkohësisht për rolin që duhet të kishte Kuvendi për të folur për këto tema.
Edhe rezolutën që sollëm këtu në parlament, e rrëzuam. Sot shqetësimi im është që do vendosim një garanci sovrane për kompanitë e karburanteve. Një garanci sovrane që do të përdoret si tek inceneratorët.
Garancia sovrane për pandeminë, u përdorën nga tre kompanitë e inceneratorëve për të paguar pagat e atyre të treve që janë në kërkim.
Sot nuk paguajnë dot për familjet shqiptare. Në mesin e kësaj krize, ne hapim Thumanën. FMN-ja thotë se duhet të flasim për prioritete.
Të gjithë mbyllim veshët dhe sytë. Bordi I Transparencës nuk duhet të ekzistonte, sepse tregu i ka çmimet më të ulta” – tha Tabaku.