AKTUALITET, 11 Qershor 2024, 18:06

Berisha mori vulën e PD-së, Salianji: Të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë sa më shpejt

Berisha mori vulën e PD-së, Salianji: Të përballemi dhe

Deputeti Ervin Salianji iu është bashkuar reagimeve pas vendimit që dha sot gjykata e Apelit, e cila i ktheu vulën e PD-së, Sali Berishës. Ai tha se pas këtij vendimi, opozita duhet të përballet dhe të rrëzojë qeverisë një orë e më parë.

REAGIMI I SALIANJIT

Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria ???????? po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!

Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!