TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka nisur punimet e Asamblesë së saj Kombëtare. I pari që mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetari i kësaj force politike.
Rama u shpreh se arsyeja kryesore e thirrjes së kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratohet thirrja e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik
“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS”, tha ai mes të tjerash.
Ai tha mes të tjerash se në shtator do të rinisin turin në Diasporë.
“Dua të theksoj se janë faktikisht, 156 anëtarë dhe anëtare të Asamblesë Kombëtare që do zgjidhen nga Kongresi, edhe në Asamble, një pjesë janë kryetarë bashkish, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. 156 do të zgjidhen me votë në Kongresin e ardhshëm zgjedhor, ambicia e kthyer në kriter, 3/4 e tyre duhet të jenë për herë të parë në Asamblenë Kombëtare Ka pasur zhvillim pozitiv edhe me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të trurit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë problem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krijonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA.", tha ai.