AKTUALITET, 11 Qershor 2024, 19:15

Nga arresti shtëpiak, Berisha kërkon interpelancë në Kuvend me kryeministrin Rama. Ja për çfarë bëhet fjalë

Nga arresti shtëpiak, Berisha kërkon interpelancë në Kuvend

Ndonëse në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Bëhet fjalë për tenderat sipas Berishës të përfituara nga familjarët e Ramës dhe për tenderat sekret. Kërkesa është dorëzuar këtë të hënë, por nuk është përfshirë në rend dite nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, raporton News24.

Sipas rregullores deputeti kërkues, në këtë rast Sali Berisha, ka te drejtën e paraqitjes se interpelancës, duke e lexuar nga salla e Kuvendit të Shqipërisë.

A do të thotë kjo se Sali Berisha mund të dalë nga shtëpia e tij dhe të vij në Kuvendin e Shqipërisë ne seancën plenare që do të zhvillohet këtë të mërkurë? Kjo mbetet për t’u parë nesër. Nga ana tjetër është artikuluar se Sali Berishës i përfundon mandati në 21 qershor, pasi ka 6 muaj pa qenë në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo mbetet për t’u parë sesi do të interpretohet mungesa e tij, nëse do të konsiderohet me apo pa arsye.